Korçë, policia zbardh detajet e “Konviktit”

25/07/2015 00:00

Një ditë pasi kreu operacionin e koduar “Konvikti”, policia e Korçës ka zbardhur me detaje gjithë dinamikën e operacionit, si rrjedhojë e të cilit u shoqëruan 18 persona, 6 prej të cilëve u arrestuan.

Sipas të dhënave të policisë, në kuadër të këtij operacioni, puna për të cilin kishte nisur prej disa muajsh nga sektori i narkotikëve, janë kapur 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 10.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe 3.3 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Mësohet se në përfundim të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i 6 personave për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim. Të arrestuarit janë shtetasit:

1-Bledjon Liçe, vjeç 29 ,banues në lagjen 15;
2-Sajmir Liçe, vjeç 24;
3-Gentian Koçoli, vjeç 32;
4-Marjus Koçoli, vjeç 26;
5-Elton Koçoli, vjeç 36, të katërt  banuesa në lagjen 14.
6– Renato Mujo, vjeç 23, banues në lagjen 4 Korçë.

Mësohet se Renato Mujo u arrestua për veprën penale të “posedim të armëve të ftohta”. Sasinë e drogës së sekuestruar dyshohet se shtetasit e sipërpërmendur do ta shpërndanin në lagjet e qytetit.

Po ashtu, të premten u sekuastruan në cilësinë e provës materiale edhe një automjet tip “Golf”, ngjyrë gri; dy peshore elektronike; dhe 2 telefona celularë.

Top Channel