Turi i Francës, Pinot fiton në Alpe; por Froome ruan kryesimin

25/07/2015 00:00

Francezi Thibaut Pinot ka fituar përmes shkëputjes etapën e 20-të dhe të parafundit të Turit të Francës, i zhvilluar në Alpet e Huezit.

Britaniku Chris Froome ka dalë i pesti me 1 minutë e 38 sekonda, por ruan avantazhin e kohës më të mirë, pavarësisht se u la pas nga kolumbiani Nairo Quintana, që këtë të shtunë ka dalë i dyti.

Nesër, të dielën, është dhe etapa e fundit që do të zhvillohet në Paris dhe ku britaniku Froome pritet të shpallet për herë të dytë fitues i turit. Kjo, pasi avantazhi kohor e bën të pamundur zbritjen nga vendi i parë i klasifikimit.

Top Channel