Liderët më të pashëm të botës

25/07/2015 00:00

Për të disatin vit, website amerikan “Hottest head of state” ka krijuar një traditë duke publikuar listën e liderëve më të pashëm të botës. Ky është edhe një lloj klasifikimi i veçantë mes krerëve të shteteve, i cili si kriter të vetëm ka pamjen e jashtme.

Këtë vit vendin e parë e mban Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, mbreti i Bhutanit, i cili ndiqet nga Enrique Pena Nieto, president i Meksikes dhe i treti është mbreti i Spanjës, Felipe IV. Kryeministri grek Aleksis Tsipras mbyll edhe 10-shen më të pashme të emrave të politikës botërore.

Ndërsa në vendin e 22 në këtë listë renditet kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, i cili ka lënë pas emra të liderëve të tjerë të shquar si Vladimir Putin, Matteo Renzi apo kancelaren gjermane Angela Merkel, që mban vendin e 100.

Gjithasthu, presidenti Bujar Nishani renditet i 112-ti në listen e “Hottest head of state” nga 197 liderë botërorë.

Website në përshkrimin që i bën klasifikimit shkruan se për një kohë shumë të gjatë popuj të ndryshëm të botës kanë vuajtur nën diktaturën e udhëheqësve jotërheqës.

Disa thonë se kështu janë gjërat: njerëzit jotërheqës ushtrojnë një kontroll vrastar kur kanë pushtet dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

Ndaj kjo faqe, duke i renditur udhëheqësit botërorë nga paraqitja, kërkon që të rrisë ndërgjegjësimin qytetar ndaj kësaj problematike dhe të nxisë qytetarët e tjerë me liderë jotërheqës të mendohen dy herë para se të japin votën për liderin e tyre.

Top Channel