Arma e re e sofistikuar e aviacionit amerikan

25/07/2015 00:00

“F-35” është një nga projektet ushtarake amerikane më të shtrenjta, por pritet që avioni i tipit “stealth” të jetë një armë parësore për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj shumë shpejt.

Disa të dhëna sugjerojnë se mjeti i sofistikuar luftarak mund të mos jetë në gjendje të performojë më mirë se avioni që po zëvendëson, por megjithatë pritshmëritë janë të mëdha.

Më 9 qershor të këtij viti, varianti “F-35A” bëri provën e parë të armatimit të tij “GAU-22/A”, që ndodhet i fshehur në krahun e tij. Arma në fjalë mund të qëllojë 55 predha në sekond si ndaj një objektivi në ajër, ashtu edhe në tokë.

“Do të jetë një mjet më shumë që do të mund të zgjidhet për të sulmuar si shënjestrat tokësore, ashtu edhe ato ajrore”, deklaroi majori i aviacionit ushtarak, Andrew Rollins.

Por avioni mund të mbajë vetëm 220 predha, të cilat mund të shkarkohen në vetëm 4 sekonda. Ndaj pilotit që e drejton do t’i duhet të jetë më kreativ, për t’i zgjedhur me kujdes objektivat në një situatë luftarake.

Një nga avantazhet e armatimit të “F-35” është se përdor raketa 25 milimetërshe dhe jo 20-she që përdoreshin nga avionët e brezave të mëparshëm si “F-16”, “F-15E” dhe “F-15C”.

Top Channel