Kancelarja gjermane bie nga karrigia

26/07/2015 00:00

Ajo ka qenë duke vizituar Festivalin Wagner në Gjermani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Joachim Sauer, por siç raportojnë të përditshmet gjermane “Bild” dhe “Der Spiegel”, Kancelarja gjermane Angela Merkel është rrëzuar.

61-vjeçarja mësohet të ketë rënë nga karrigia e saj brenda një restoranti në qytetin Bayreuth, por ende nuk është bërë e ditur nëse është dëmtuar apo ka qenë thjesht një incident i kaluar pa pasoja.

“Bild” raporton se Kancelarja doli jashtë restorantit për disa minuta, përpara se të mund të ngrihej sërish në këmbë e të ecte normalisht, sigurisht me ndihmën e të pranishmëve të tjerë.

Merkel, e konsideruar gjerësisht si gruaja më e fuqishme e botës, ka ndërmarrë një sërë udhëtimesh së fundi, ndërkohë që ka qenë edhe një nga figurat kryesore të diskutimeve mbi borxhin grek, duke ndikuar në shmangien e një falimenti të Athinës dhe daljes së saj nga Eurozona, apo edhe BE-ja siç raportohej disa ditë më parë.

Madje nga sa mësohet, gjatë bisedimeve private mbi “pragkolapsin grek”, Merkel ishte shprehur se “frika e saj më e madhe” ishte të qenit e fajësuar për “shkatërrimin e Europës” për të tretën herë në një shekull.

Top Channel