Gramsh, procedohen penalisht 6 banorë për prerje të paligjshme pyjesh

26/07/2015 00:00

Efektivët e policisë së Elbasanit kanë evidentuar gjatë së shtunës 6 raste të prerjeve të paligjshme të pyjeve në Gramsh, në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të personave që kryejnë këtë shkelje ligjore.

Aksioni policor u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas kontrollit të ushtruar në fshatin Tunjë të Gramshit, efektivët konstatuan se 6 shtetasit e identifikuar vetëm me iniciale kishin prerë një sasi lënde drusore, të cilën e mbanin të magazinuar pranë banesave të tyre.

Të proceduar penalisht janë N.B., 51 vjeç; B.B., 43 vjeç; B.B. 43 vjeç; A.B., 56 vjeç; D.B., 55 vjeç dhe Y.B., 52 vjeç; të gjithë banues në fshatin Tunjë. Policia sekuestroi rreth 26,5 metra kub lëndë drusore në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Top Channel