Gjirokastër, arrestohen kultivuesi dhe kryeplaku i fshatit; asgjësohen 350 rrënjë kanabis

26/07/2015 00:00

Një tjetër aksion policie antikanabis është zhvilluar në Jug të Shqipërisë, në Gjirokastër, ku janë asgjësuar 350 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa dhe janë arrestuar 3 shtetas.

Në pranga për drogën e mbjellë në fshatin Klishar kanë përfunduar autori i dyshuar si kultivues, Ersid Kanushi, 25 vjeç, banues në Ksamil, një shtetas tjetër për “moskallëzim krimi”, si dhe kryeplaku i fshatit Klishar, Anastas Panajoti, 52 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, lënda narkotike ishte mbjellë në 3 parcela, ndërsa lartësia e bimëve varionte nga 50 deri në 80 cm dhe u zbulua në vendin e quajtur “Burimi i malit të Shtugarës”.

Top Channel