Kosovë, fëmijët preken nga sëmundjet kancerogjene

26/07/2015 00:00

Vetëm brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2015, 26 fëmijë kosovarë janë prekur nga sëmundjet malinje, kurse 50% e tyre janë diagnostifikuar me leukemitë akute limfoblastike, shkruan gazeta “Zëri”.

Disa prej tyre, ende pa hedhur hapat e parë po luftojnë me sëmundjet kancerogjene.

Ndërmjet vdekjes e shpresës për jetë, këta fëmijë gjenden në duart e prindërve dhe mjekëve në repartin Hemato-Onkologjik të Klinikës së Pediatrisë.

Megjithatë, prindërit ankohen se qeveria nuk është duke bërë shumë për fëmijët e tyre.

Ata shtojnë se kurimi i këtyre sëmundjeve kushton shumë, ndërsa nuk kanë të ardhura të mjaftueshmë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet.

Top Channel