Ndërtimi i paligjshëm te “Kalaja”, Bashkia e Tiranës padit administratorin e shoqërisë

26/07/2015 00:00

Pas prishjes së ndërtimit në zonën arkeologjike të Kalasë së Tiranës, Bashkia e kryeqytetit njoftoi se ka bërë edhe padi penale ndaj administratorit  të shoqërisë “IDA SH.P.K”, Alban Xhillari, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

“Bazuar në këqyrjen e bërë nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës u konstatua se, shtetasi Alban Xhillari po kryente ndërtim të paligjshëm pa pasur asnjë lloj dokumentacioni tekniko-ligjor në një zonë arkeologjike “A”, ku në bazë të ligjit 9048 për Trashëgiminë Kulturore, në zonat arkeologjike “A” është e ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Nga konstatimi i bërë, u nxor vendimpezullimi dhe gjobë nga ana e inspektorëve të IMT-së së Bashkisë së Tiranës. Duke pasur parasysh se po kryheshin punime të paligjshme, pa marrë miratimin për fillimin e punimeve dhe pa dorëzuar asnjë dokumentacion, u mor vendimi i prishjes së objektit dhe kallëzimi penal për administratorin e kompanisë.

Top Channel