Zjarri në Belishovë, Emergjencat nisin një avion dhe helikopter për të shuar flakët

26/07/2015 00:00

Në zonën e Belishovës në Fier prej disa ditësh janë katër vatra zjarri që janë aktive, duke djegur mbi 50 hektarë tokë.

Duke parë këtë gjendje, Emergjencat Civile kanë dërguar një avion dhe një helikopter për të shuar flakët. Avioni për fikjen e zjarrit është nisur nga Kuçova.

Zjarri ka nisur ditën e enjte në mbrëmje ku në vendgjarje kanë shkuar menjëherë mjetet zjarrfikëse, forca policore të Ballshit dhe Fierit, si dhe trupa të ushtrisë. Ndërhyrja nga ajri pritej për shkak të terrenit të vështirë malor.

Banorët ankohen për humbje të të mbjellave të tyre duke sjellë në vëmendje që ishte mënyra e vetme nga e cila mblidhnin të ardhurat për të jetuar, por nuk mohojnë në asnjë çast punën e palodhur të zjarrfikësve, të policisë dhe ushtrisë për t’u ardhur në ndihmë që prej momenteve të para të nisjes së flakëve.

Top Channel