Rihanna në lidhje me Hamilton?

26/07/2015 00:00

Mediat rozë flasin për një romancë të re mes Rihannas dhe Lewis Hamilton, ndërkohë që këngëtarja nga Barbadosi është duke punuar me ritme të shtuara për albumin e saj të tetë.

Ajo është fotografuar duke lënë studion e regjistrimit të këngëve në orët e vona të së shtunës, ku lodhja dukej qartë në fytyrën e saj.

Megjithatë, ajo tashmë flitet se ka filluar një lidhje me Hamilton, pasi janë takuar disa herë gjatë kësaj jave në fshehtësi.

Një burim i afërt me këngëtaren ka deklaruar se ishte thjesht çështje kohe që çifti të bashkohej zyrtarisht, pasi kishin kohë që flsinin.

Top Channel