Çmimi i Madh i Hungarisë, nderime për Jules Bianchin

26/07/2015 00:00

Çmimi i Madh i Hungarisë ka qenë shumë emocionues. Pilotët, skuderitë dhe të gjithë shikuesit kanë nderuar Jules Bianchin, i cili vdiq javë më parë.

Para fillimit të garës është mbajtur një minutë heshtje në nderim të pilotit italian, i cili qëndroi për nëntë muaj në koma pas aksidentit në Japoni. Pilotët krijuan një rreth, ndërsa kaskat ishin në mes.

Nuk munguan as dedikimet personale. Hamilton kishte shkruar në pjesën e sipërme të kaskës “#FlyHighJules”, ndërsa në pistë ishte shkruar “Ciao Jules #17”.

Ndërkohë, në këtë garë të ftuar të veçantë ishin familjarët e Jules Bianchit, i ati Philippe, e ëma Christine dhe vëllai Tom.

FOTO GALERI
1/6
Familjarët e Jules, i ati Philippe, e ëma Christine dhe vëllai Tom ishin të pranishëm në garë

Top Channel