Vettel: Garë perfekte; fitorja për Bianchi-n

26/07/2015 00:00

Nën entuziazmin e fitores së parë në Hungari, Vettel u shpreh se ishte një ditë perfekte, ndërsa ia dedikoi fitoren Jules Bianchi-t.

“Për ne ka qenë një javë tepër e vështirë, ndërsa dita e sotme ishte e pabesueshme dhe kjo fitore ishte për Jules. Të gjithë njerëzit te Ferrari e dinin se herët a vonë ai do të behej pjesë e ekipit dhe familjes sonë”, ka thënë gjermani në intervistën pas garës, duke iu referuar francezit që vdiq nëntë muaj pas aksidentit në garën e Japonisë.

Ndërsa, për sa i përket garës, Vettel tha se hyrja e makinës së sigurisë në pistë e ndryshoi rrjedhën e garës. “Megjithatë ajo u bë më i interesante”, tha gjermani, për të cilin kjo ishte fitorja e parë në Çmimin e Madh të Hungarisë.

Top Channel