Shpërthen kamioni me eksplozivë në një hotel në Somali

26/07/2015 00:00

Të paktën 10 persona janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm në një hotel të kryeqytetit somalez, Mogadishu.

Korrespondentët e huaj në vendngjarje thonë se për sulmin ndaj hotelit “Jazeera”, u përdor një kamion i mbushur me eksplozivë.

Ambulancat kanë mbërritur në zonë ku po marrin të plagosurit e të vdekurit, ndërsa zyrtarët vendas thonë se para syve u është shfaqur një prej skenave më të rënda të shkatërrimit që kanë parë ndonjëherë në Mogadishu.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant islamik Al Shabab. Grupi i lidhur me Al Kaeda-n pretendon se shpërthimi ishte përgjigja e tij ndaj një sulmi të koordinuar të një force të Unionit afrikan dhe qeverisë somaleze.

Shpërthimi vjen në kohën kur presidenti Barack Obama largohet nga Kenia në drejtim të Etiopisë, vizitë kjo që shënon dhe fundin e një rrugëtimi gjatë të cilit ka diskutuar edhe mbi kërcënimin që vjen prej Al Shabab-it.

Top Channel