Vijon aksioni i tatimorëve në Vlorë, gjobat kanë arritur në rreth 100 mln lekë të vjetra

26/07/2015 00:00

Operacioni i përbashkët mes Policisë së Vlorës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për kontrollin e subjekteve të ndryshme ka vazhduar edhe gjatë ditës së diel.

Bëhet e ditur se gjobat e vendosura kanë arritur shumën e 100 milionë lekëve të vjetra. Ndërsa në 3 ditët e operacionit janë ushtruar kontrolle në 226 subjekte (juridike dhe fizike) të ndryshme, nga ku janë evidentuar 68 shkelje.

Policia ka bërë të ditur se 51 nga këto subjekte janë gjobitur më gjobë, ndërsa në 17 të tjera është marrë masa e konfiskimit të mallit.

Gjithashtu, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, vazhdon hetimet për punonjësit e organeve tatimorë, për mos kryerjen e detyrës, për mos ushtrimin e kontrollit ndaj këtyre subjekteve, të cilat janë në kundërshtim me ligjin.

Top Channel