Elbasan, dhunuan me mjete të forta, nën hetim 3 vëllezër

27/07/2015 00:00

Forcat e policisë së qarkut vjer kanë ndaluar dhe më pas proceduar penalisht tre të rinj, për agresion të ushtruar ndaj personave të tjerë.

Sipas një njoftimi për shtyp të Drejtorisë lokale të Policisë, personat e proceduar janë vëllezërit me inicialet B.P, S.P, dhe A.P, banues në fshatin Muçan dhe të moshave 33, 30 dhe 29 vjeç.

Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ata kanë goditur me mjete të forta dy persona të tjerë, atë e bir, banues në fshatin Çikallesh të Elbasanit.

Burimet policore shtojnë se materialet hetimore ndodhen në duart e prokurorisë së rrethit, e cila ka ngritur ndaj tre vëllezërve akuzën e “dëmtimit me dashje”.

Top Channel