Korçë, dhunon babain me grushte; pranga 27-vjeçarit

27/07/2015 00:00

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e së shtunës në banesën e tij një 27-vjeçar për ushtrim dhune në familje.

Sipas autoriteteve lokale, arrestimi është bërë pasi i riu me inicialet E.Z ka goditur me grushte në fytyrë babain e tij, shtetasin B.Z, 58 vjeç.

Në koordinim me prokurorinë e rrethit ndaj 27-vjeçarit është ngritur akuza e “dhunës në familje”, shtojnë burimet. Në qarkun jug-lindor të vendit janë verifikuar gjatë ditës së djeshme edhe dy raste të ngjashme, ndonëse jo në familje.

Edhe në këto raste janë arrestuar dy të rinj, të cilët në ngjarje të veçanta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të tjerëve. Rrethanat këtë herë kanë qenë konflikte të çastit.

Top Channel