Meksikë, zbulohen 60 varre masive; rekuperohen 129 kufoma

27/07/2015 00:00

Të paktën 60 varre masive janë zbuluar në jug të Meksikës, në kërkimet për trupat e 43 studentëve të vrarë shtatorin e kaluar.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në shtetin Gerrero ka bërë të ditur se trupat e pajetë të të paktën 129 personave janë rekuperuar nga këto varre.

Megjithatë, duket se asnjë nga këto raste të ketë lidhje me zhdukjen e studentëve në lokalitetin Iguala.

Sipas të dhënave, nga 129 trupat e gjetur në varret masive, 112 janë trupa meshkujsh, 20 femrash dhe të tjerët ende të pacaktuar.

Numri i varrezave të gjetura në periudhën tetor-maj mund të jetë edhe më i madh, pasi të dhënat e autoriteteve meksikane për agjencinë e lajmeve “Associated Press” kanë qenë të kufizuara.

Varret janë zbuluar në kuadër të kërkimeve masive që po zhvillohen lidhur me zhdukjen e 43 studentëve.

Studentët nga një kolegj i shtetit Gerrero kishin udhëtuar për në Iguala për të marrë pjesë në një protestë. Autoritetet thonë se ata u ndaluan nga policia dhe iu dorëzuan një bande kriminale, e cila i ekzekutoi dhe më pas dogji trupat e tyre.

Mbetjet trupore të një studenti u gjetën në një konteiner mbeturinash, ndërkohë që familjarët e 42 të tjerëve shpresojnë se fëmijët e tyre janë ende gjallë.

Top Channel