Tiranë, maskat grabisin automjetin pranë aeroportit të Rinasit

27/07/2015 00:00

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur paraditen e së hënës një automjet në një zonë pranë aeroportit të Rinasit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se dy persona të maskuar dhe të armatosur i kanë vjedhur me dhunë C. H, 61 vjeç një sasi të papërcaktuar eurosh, si dhe i kanë grabitur mjetin BMV me targë TR 7755 M.  

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas dëshmisë së marrë nga drejtuesit i makinës është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes, shtojnë burimet.

Top Channel