Bulqizë, humb jetën një minator. U përplas nga elektrovozi

27/07/2015 00:00

Një tjetër aksident i rëndë, ku humbi jetën një person, ka ndodhur pasditen e së hënës në një nga galeritë e minierës së Bulqizës, në zonën e parë.

Mësohet se minatori, i cili ka mbetur i vdekur, është Mehmet Dardha, 51 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë private të zonës, ku gjatë rrugës së galerisë, 51-vjeçari është përplasur nga elektrovozi teksa tërhiqte vagonët, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, nga policia e Bulqizës është ngritur grupi hetimor për këtë aksident të rëndë dhe deri më tani janë shoqëruar në komisariat disa persona, për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Top Channel