Përleshje mes emigrantëve në kufirin Serbi-Hungari. Një i vdekur e dy të plagosur

27/07/2015 00:00

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar për një incident të ndodhur në një fshat pranë kufirit me Hungarinë, ku janë përfshirë disa emigrantë afganë.

Sipas njoftimit, njëri prej emigrantëvë ka gjetur vdekjen, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Në këtë përleshje, sipas mediave serbe, janë përdorë edhe armë të ftohta.

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se rasti është duke u hetuar, dhe aktualisht ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ndërsa më vonë ka ardhë edhe konfirmimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Top Channel