Rita “harron” pantallonat

27/07/2015 00:00

Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. 24-vjeçarja është fotografuar në Londër me një stil të veçantë veshjeje, duke bërë që njerëzit të “kërkojnë” për pantallonat e saj.

Në të vërtetë, Rita kishte veshur vetëm një këmishë të kaltër dhe çizmet e saj verore të zeza.   

Pavarësisht se disa mund ta mendojnë se ajo e ka ekzagjeruar, në të vërtetë Ora dukej shumë e bukur. As tualeti nuk ishte i ekzagjeruar, ndërsa kishte edhe një bylyzyk dhe një palë vathë.

Rita së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me djalin e Tommy Hilfiger, ndërsa po raportohet se Hobbier Stuart, është mashkulli i parë që i është afruar 24-vjeçares që pas ndarjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel