Tërmet i fuqishëm në Indonezi

28/07/2015 00:00

Indonezia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë në orët e parë të së martës.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Amerikane, epiqendra e tërmetit ishte rreth 234 kilometra në perëndim të qytetit Jayapura, me një thellësi prej 52.9 kilometrash.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për viktima, gjithashtu nuk ka pasur njoftim për cunam.

Indonezia është shumë e ekspozuar ndaj lëkundjeve sizmike për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit”, në Paqësor.

Një tërmet gjigand më 26 dhjetor 2004, në det të hapur, shkaktoi një cunam në Oqeanin Indian, duke i marrë jetën rreth 230 mijë njerëzve, gjysma e të cilëve ishin nga provinca Aceh.

Top Channel