Përmbytje në Pakistan, të paktën 69 të vdekur; rreth 300 mijë të pastrehë

28/07/2015 00:00

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit në Pakistan kanë shkaktuar të paktën 69 viktima, ndërsa shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, rreth 300 mijë persona kanë mbetur të pastrehë pas shkatërrimit të banesave. Shumica e viktimave janë nga provinca e Khyber Pakhtunkhëa, në veri perëndim të vendit.

Rrugë, ura, dhe fushat e punuara në Khyber Pakhtunkhëa janë dëmtuar rëndë dhe më shumë se një e katërta nga një milion banorë janë prekur vetëm në këtë zonë, bëri të ditur zyra humanitare e Bashkimit Europian.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupa nën rrënojat e shtëpive, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë ende.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë nisur që prej 24 korrikut, ndërsa do të vazhdojnë të paktën edhe përgjatë 24 orëve të ardhshme.

Top Channel