Edhe Sam Smith ka një të dashur sekret?

28/07/2015 00:00

Sam Smith po shijon disa takime sekrete me ish-protagonistin e “Towie”, Charlie King, sipas disa burimeve për “The Sun”.

Dyshja përflitet se kontaktet e para i ka bërë përmes rrjeteve sociale, ku Charlie ka dërguar disa komente rreth çmimeve që Smith ka fituar në “Grammy”.

“Çifti ka dalë disa herë nëpër takime, por janë përpjekur të shkojnë në vende jo shumë publike në mënyrë që të mos fotografohen nga paparacët. Ata zgjedhin klube jo shumë të famshëm si dhe disa herë janë parë në apartamentin e Sam”, shkruan “The Sun”.

Por deri tani asgjë nuk është konfirmuar, pasi sipas miqve të çiftit, ata provuan të kishin diçka mes tyre, por duket se kanë vendosur të mbeten thjesht miq.

Top Channel