Swift-Harris, së shpejti një bashkëpunim

28/07/2015 00:00

Taylor Swift dhe Calvin Harris po planifikojnë një bashkëpunim. Çifti, i cili ka nisur të shoqërohet me njëri-tjetri në fillim të këtij viti, raportohet të ketë nisur të punojnë së bashku me shpresën që mund të krijojnë një hit.

“Taylor dhe Calvin kanë folur rreth një bashkëpunimi që nga momenti që kanë nisur romancën e tyre. Ata kanë punuar disa herë në studio me producentin Detail, i cili ka bërë dhe një nga bashkëpunimet më të famshme, atë të Jay Z dhe Beyonce ‘Drunk in Love’”, ka thënë një burim.

Edhe pse ky projekt është në fazat e para, Taylor ka regjistruar vokalin në një studio në Los Angeles dhe ata po shpresojnë që kënga të jetë gati për t’u lançuar në “American Music Awards”, i cili pritet të organizohet në muajin nëntor.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel