Shkodër, asgjesohen mbi 1.800 rrënjë kanabis në dy fshatra

28/07/2015 00:00

Forcat e policisë së qarkut Shkodër, në vijim të aksioneve kundër kultivimit të narkotikëve kanë asgjesuar në orët e fundit mbi 1.800 rrënjë.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në fshatin Vuk Jakaj janë gjetur dhe asgjesuar mbi 1.300 rrënjë të mbjella në 17 parcela.

Ndërsa pjesa tjetër e bimëve janë zbuluar dhe shkatërruar përmes zjarrit në fshatin Palaj.

Mësohet se një pjesë e bimëve është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Top Channel