Korçë, pranga të kërkuarit; i dënuar në mungesë nga gjykata

28/07/2015 00:00

Agjentët e antidrogës në policinë e Korçës kanë bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim për trafik narkotikësh.

Sipas një njoftimi për shtyp, në prangat e uniformave blu ka rënë 31-vjeçari Gesti Pici.

Ndalimi i tij është bërë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të një hetimi për trafikun e drogës.

Top Channel