I çon drogë të birit në burg, arrestohet 60-vjeçari

28/07/2015 00:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 60-vjecar, i cili u kap në flagrancë teksa i çonte drogë të birit në ambjentet e burgut.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin Kadri Brami, të cilit iu gjetën në zotërim 14 gramë lëndë narkotike e tipit kanabis teksa kontrollohej nga agjentët e burgut.

Ndërkohë, djali i tij po vuan dënimin me 8 vjet heqje lirie në Burgun e Ri të qytetit bregdetar për një vjedhje të kryer kohë më parë e nga të cilat ai ka shlyer vetëm 1 vit.

Burimet saktësojnë se lënda narkotike ishte e ndarë në 8 doza të vogla, të mbështjella me qese të tejdukshme, të cilat ishin fshehur tek çorapet e 61-vjeçarit.

Top Channel