Kinë, vijon “rënia e lirë” në tregjet financiare

28/07/2015 00:00

Aksionet në tregjet financiare të Kinës vazhduan rënien edhe gjatë së martës, pas një tatëpjete masive të verifikuar ditën e djeshme.

Bursa e Shangait ra me 1.3 për qind më shumë, pas “rënies së lirë” prej 8.5 për qind të verifikuar të hënën, që konsiderohet më e larta në 8 vjet.

Kina është përpjekur të qetësojë investitorët e saj duke i siguruar se do të implementojë me kujdes politikën e saj monetare për të stabilizuar tregjet.

Ndërkohë, banka qendrore e vendit deklaroi se do të injektojë 50 miliardë jen, ose 8 miliardë dollarë, në tregjet financiare.

Banka Popullore e Kinës insistoi gjithashtu se treguesit kryesorë ekonomikë të vendit po përmirësohen gradualisht.

Sidoqoftë, rënia dramatike e së hënës shkaktoi edhe një rënie të përfitimeve të kompanive industriale kineze.

Enti rregullator Korporata Kineze për Sigurinë Financiare deklaroi se për rënien do të zhvillohet një hetim dhe se, “çdo veprim dashakeq jo vetëm që do të hetohet por do të ndëshkohet me ashpërsi”.

Top Channel