Lily Allen më moderne se një adoleshente

28/07/2015 00:00

Lily Allen është fotografuar së fundmi në rrugët e Nju Jorkut me një Scooter të modelit të fundit, që ecën vetë. Nënë e dy fëmijëve, 30-vjeçarja është parë të ecë me mjetin tip “skateboard”, që kushton plot 1185 paund.

Pajisja e cila kontrollohet nëpërmjet lëvizjeve të trupit është mjaft e preferuar nga VIP-at, si këngëtari Justin Bieber, apo Brooklyn Beckham. Këngëtarja është shfaqur mjaft sportive, me disa çanta me vete, dhe duke pirë duhan.

Top Channel