Një mace e egër në kurriz të rinocerontit, janë shokë?

28/07/2015 00:00

Një mace e egër është filmuar të qëndronte mbi kurrizin e një rinoceronti në Afrikën e Jugut. Kjo mace e quajtur Genet është fotografuar dhe një vit më parë në kurrizin e një bualli apo rinoceronti, por ajo është filmuar për herë të parë në video.

Konservatorët e kafshëve i kanë quajtur këto pamje si një zbulim i ri dhe i rrallë i “një marrëdhënie simbiotike gjitarësh”, dhe supozojnë se macja e egër po përdor kurrizin e rinocerontit për të kapur gjahun e saj.

Top Channel