Vlorë, apel qytetarëve për kursimin e ujit. Qyteti furnizohet me kufizime

28/07/2015 00:00

Në Vlorë konstatohet se abonentët e shpërdorojnë ujin e pijshëm. Një nga arsyet e problemeve në furnizimin me ujë të qytetit pa ndërprerje vjen si shkak i shpërdorimit të ujit nga qindra  abonentë të papërgjshëm.

Drejtoresha e Ujsjellesit të Vlorës, Varvara Gjika u bën apel gjithë qytetarëve të mos e shpërdorojnë sidomos tani në ditët e nxehta.

“Sasia e ujit që vjen në qytet është e madhe dhe mund të shërbejë për furnizimin e dy qyteteve sa Vlora. Por ne kemi shumë shpërdorim të ujit të pijshëm. Ju lutem të mos e shpërdoroni, sidomos në këto ditë të nxehta vere”, ka deklaruar Gjika.

Një tjetër problem mbetet pagesa. Një pjesë e konsiderueshme e familjeve nuk i derdhin detyrimet në arkë, çka ka bërë që të krijohet një debit ndaj OSHEE në fatura që arrijnë deri në 1.4 milionë lekë.

Ndërkohë që ndërtimi i rrugës që lidh autosradën me rrugën trasnballkanike ka bërë që të dëmtohen disa tuba të ujësjellës kanalizimve.

Top Channel