10 gjëra për të cilat brezi i ri nuk dëshiron të shpenzojë para

28/07/2015 00:00

Që prej 2017-tës brezi i ri do të ketë më shumë fuqi blerëse se çdo brez tjetër. Por ata nuk do të shpenzojnë si prindërit e tyre, shkruan prestigjiozja “Time”.

Brezi i ri i quajtur Millennials, shpesh herë është përfolur për mungesën e edukimit financiar, por ky brez ka një AS nën mëngë: kursimin. Pasi janë rritur gjatë Recesionit të Madh, Millennials duan të mbajnë çdo qindarkë që kanë mundësi.

Ky brez i ri mund të jetë një hap para prindërve të tyre, të cilët në të njëjtën moshë, kur vinte puna për t’u përgatitur për të dalë në pension, nuk kishin kursime. Fëmijët e sotëm gjithashtu nuk blejnë të njëjtat gjëra si prindërit e tyre.

Ja 10 gjëra për të cilat të rinjtë e sotëm nuk duan të derdhin paratë:

Të paguajnë për televizionin
Amerikanët në përgjithësi konsumojnë 71% të mediave të tyre, por për personat e moshës 14-24 vjeç kjo përqindje është vetëm 46, duke u fokusuar tek telefonët, tabletët apo kompjuterët. Madje, shumë të rinj nuk kanë fare televizor.

Nuk investojnë
Të rinjtë duhet të investojnë në kapital. Ata që sapo kanë hyrë në forcën e punës kanë shumë kohë para se të dalin në pension, për të qëndruar jashtë tregut, dhe ekspertët rekomandojnë që të rinjtë të investjonë 75- 90% të porotofilit të tyre në aksione, apo fonde aksionesh. “Por në fakt, Millennials e kanë më mirë t’i fshehin paratë në çorape se sa në Wall Street”, thotë një ekspert. Wells Fargo realizoi një studim me 1500 persona të moshave 22 deri në 32 vjeç, dhe 52% e tyre mendonin se nuk ishin të sigurtë në tregun e aksioneve, si një vend për të investuar për pension.

Tregu masiv i birrës
Kur prindërit tanë duan të pijnë, ata kërkojnë klasiken, një birrë të thjeshtë për një aventurë të vogël. Brezi i ri? Jo dhe aq. Kur ata duan të dehen, të dhënat thonë se preferojnë birrën artizanale. 43% e brezit të ri thonë se birra artizanale të shijon më shumë se ajo e zakonshme.

Makinat
Në 1963 kur grupi muzikor Beach Boys doli me këngën “Little Deuce Coupe” ishte një brez i tërë që i quajti “Këngë për makinë”. Por sot është e vështirë të gjesh një njeri nën 35 vjeç që të dijë kuptimin e “konkurrencës së katër rrotave”, shkruan “Time”. Në fakt, të paktën në SHBA kultura e makinave po vdes ngadalë. Yahoo Finance raporton se përqindja e të rinjve në moshën 16 deri në 24 vjeç që kanë patentë ka rënë që prej vitit 1997 dhe tashmë është nën 70%. Sipas The Atlantic: “Në 2010 të rriturit mes moshave, 21 deri në 34 vjeç kanë blerë vetëm 27% të makinave të reja të shitura në Amerikë, nën 38% historik të vitit 1985”.

Shtëpi
Nuk është se brezi i ri nuk do të ketë shtëpinë e vet, 9 në 10 të rinj e dëshirojnë, por ata nuk e përballojnë dot. Një studim i Harvardit tregon se përqindja e të rinjve nën 35 vjeç që kanë shtëpinë e tyre ka rënë me 12% mes viteve 2006- 2011, dhe dy milionë të rinj jetojnë ende me prindërit. Ndoshta do të duhet pak kohë që të rinjtë të blejnë shtëpi. Masat e reja, thotë Time tregojnë se për një të ri të sapopunësuar është shumë më e vështirë të marrë kredi për shtëpi. Ndërsa tashmë, Millennials ende jetojnë me qira se sa të blejnë shtëpi.

Nuk bëjnë anëtarësime për të mira materiale
Mund të duket e çuditshme, por brezi i ri nuk ka makina dhe shtëpi të tyren. Kështu që anëtarësimi në kompani që shpërndajnë mallra nuk ka shumë kuptim. Nuk është e lehtë të çosh në shtëpi pazarin për shembull për një vit, të disa materialeve. Madje edhe nëse do të përdorësh urbanin, nuk ka hapësirë ku t’i mbash.

Në Amerikë, kompania e shpërndarjes së mallrave, Costco, ka gjetur një mënyrë për t’iu përgjigjur kërkesës së vakët të brezit të ri. Në bashkëpunim me Google, kompania po mendon që disa mallra t’i dërgojë direkt në shtëpi.

Dasmë
Brezi i prindërve tanë janë martuar rreth moshave 18-32 vjeç. Dhe që prej atëherë mosha e martesës po rritet gjithnjë e më shumë. Ashtu si dhe shtëpitë, jo se të rinjtë e sotëm e urrejnë fustanin e bardhë, por disa presin derisa të kenë mundësi financiare për ta bërë këtë.

Fëmijë
Pas dasmës, ndoshta fëmijët janë tjetër pikë kyçe, por brezi i ri nuk është se nuk dëshiron fëmijë se nuk janë të martuar. Disa thjesht nuk planifikojnë të kenë fëmijë. Një studim i 2012-tës tregon se 42% e brezit të ri thonë se planifikojnë të kenë fëmijë, por kjo shifër 20 vjet më parë ka qenë 78%. Nuk është se Millennials nuk dëshirojnë fëmijë, shtëpi, dasma etj., por recesioni ekonomik i ka trembur të ndërmarrin hapa të mëdhenj financiar apo angazhime familjare. Pjesa më e madhe e të rinjve në studim shpresojnë të kenë fëmijë një ditë, por nuk presin që ekonomia e tyre të përmirësohet që kjo të ndodhë.

Sigurimi shëndetësor
Pse të rinjtë nuk bëjnë sigurim shëndetësor? Ndoshta sepse ata nuk sëmuren. Kjo pjesë e popullsisë është e shëndetshme.

Çdo gjë që u thua të blejnë
Kur ble një produkt, më të vjetrit kanë tendencën ti besojnë këshillave të atyre që kanë dijeni mbi produktin. Ata pëlqejnë më shumë rekomandimet e miqve dhe familjarëve se sa komenteve të dikujt online.

Ndërsa brezi i ri, nga ana tjetër, nuk duan ndihmën e prindërve të tyre. 51% e të rinjve thonë se preferojnë komentet mbi produktet nga persona që nuk i njohin.

Top Channel