Liga e Kampionëve, Skënderbeu luan në Kishinev kundër Milsamit

28/07/2015 00:00

Skënderbeu do të luajë sot në Kishiniev të Moldavisë ndaj skuadrës së Milsamit ndeshjen e parë të turit të tretë për Ligën e Kampionëve.

Një sfidë e vështirë për kampionët e Shqipërisë pasi kanë përballë një kundërshtarë të panjohur ne arenën ndërkombëtare.

Korçarët e drejtuar nga Mirel Josa do të luajnë për të mos humbur në Moldavi dhe për të marrë një rezultat shpresdhënës për sfidën e kthimit pas një jave në Shqipëri. Burime nga kampi korçar bëjnë të ditur, se trajneri Josa do të mbajë të populluar mesfushën dhe do të kërkojë nga ata që të mos lejojnë kundërshtarët të bëhen të rrezikshëm para portës që do të mbrohet nga Shehi. 

Ndeshja e sotme do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh turq dhe do të transmetohet direkt në paketën Supersport.

Top Channel