Edicioni i 14 i çmimit “Gjon Mili”

28/07/2015 00:00

Galeria Kombëtare e Kosovës ka shpallur këtë të martë emrat e artistëve pjesëmarrës të edicionit të 14 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë, Çmimit “Gjon Mili”. Në ekspozitë do të marrin pjesë 21 artisë vendas dhe ndërkombëtarë.

Artistët pjesëmarrës janë: Din Azizi, Sammy Baloji, Martin Beck, Ardit Hoxha, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Antoneta Kastrati dhe Casey Cooper Johnson, Keenan Thomas dhe Eyal Weizman, Meriton Maloku, John Miller, Atdhe Mulla, Armend Nimani, Alban Nuhiu, Marina Pinsky, Josephine Pryde, Lucy Raven, Carissa Rodriguez, Sean Snyder dhe Kushtrim Zeqiri.

Artistët e lartpërmendur janë përzgjedhur nga kuratori Richard Birkett, në kuadër të konceptit kuratorial “Linjat e furnizimit: Fotografia dhe logjistika”.

Ekspozita “Gjon Mili” do të hapet më 7 gusht dhe do të qëndrojë e hapur deri në datën 7 tetor 2015. Juria profesioniste do të përzgjedhë fituesin, të cilit do t’i jepet shuma prej 1000 eurosh.

E organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, “Gjon Mili” është ekspozita më e rëndësishme për fotografi bashkëkohore në Kosovë.

Top Channel