Ka diçka që nuk shkon me këtë foto

28/07/2015 00:00

Zyrtarizimi i lidhjes është një moment i veçantë për këdo dhe gjithsecili gjen forma apo mënyra të ndryshme për ta përjetësuar atë edhe përmes aparatit fotografik.

Të njëjtën gjë zgjodhi edhe një çift të rinjsh që i njohu dashuria për kuzhinën.

Dy të rinjtë ishin pjesë e një kursi kulinarie, ku edhe zyrtarizuan këtë. Për ta bërë këtë moment akoma më të paharrueshëm, ata vendosën që me mjetet që të ofron kuzhina të vizatonin mbi tavolinë një zemër dhe inicialet e emrave të tyre.

Deri këtu gjithçka ishte në rregull, të paktën deri në momentin kur fotoja u hodh në rrjetet sociale, ku nuk mund t’i shpëtonte syrit të mprehtë të përdoruesve. Ajo që ata vunë re është fjala e dalë nga formimi i inicialeve të emrave të çiftit, (AN një zemër dhe AL), që nuk i përgjigjej aspak mesazhit të përcjellë përmes fotos.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel