“Kosova B” në duart e Barack Obamës

28/07/2015 00:00

Presidenti amerikan, Barack Obama ka ilustruar një artikull për ngrohjen globale, duke e shpërndarë në profilin e tij në Facebook, me një foto të Termocentralit “Kosova B”, të bërë nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shefat e 13 koorporatave më të mëdha amerikane pritet t’i bëjnë publike investimet e tyre në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj të marte, në prani të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, si dhe zyrtarëve më të lartë të administratës “Obama”.

Fondet e zotuara do të përdoren për të ulur çlirimin e gazrave, duke ofruar financim për kompanitë që kanë në fokus ambientin, për të ulur konsumin e ujit dhe për të prodhuar 1,600 megavat energji të re të ripërtërishme, që mjafton për t’iu ofruar energji elektrike pothuajse 1.3 milionë shtëpive.

Termocentralet janë burimi më i madh i ndotjes së ajrit në SHBA.

Top Channel