“Lista Serbe”: Specialen do ta votojmë, ndërsa Forcat e Armatosura jo

28/07/2015 00:00

“Lista Serbe” do ta votojë amendamentin kushtetues, që hap rrugën për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, por nuk do të votojë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, në formën që ekzistojnë propozimet tani për tani, bën të ditur në intervistën për “Radio Evropa e Lirë”, zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç, i cili vjen nga radhët e këtij subjekti.

“Që nga fillimi, ne e kemi përkrahur këtë proces dhe sa herë që na kanë pyetur nëse e përkrahim apo jo, ne kemi thënë po. Kështu do të jetë edhe tani, sepse këtu nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë asgjë në këtë kuptim. Përkrahja do të jetë si në qeveri, ashtu edhe në Kuvend”, ka thënë Stojanoviç.

“Ne mendojmë se kjo është diçka, që duhet të ndodhë, dhe se është e rëndësishme jo vetëm për të vërtetën dhe drejtësinë, që presin njerëzit dhe familjet e atyre që janë dëmtuar, por edhe për të ditur se kush i ka bërë ato krime, që padiskutim kanë ndodhur”.

Top Channel