Bumi i rrjeteve sociale në botë

28/07/2015 00:00

Kur flitet për rrjetet sociale, të gjithëve u shkon mendja te “Facebook” ose “Twitter”. Por çfarë ndodh ndërkohë në internet? Megjithëse nuk ka të dhëna të sakta, sot janë më shumë se 800 rrjete sociale aktive.

Janë të shumta klasifikimet që bëhen, por ekspertët i ndajnë mediat sociale në horizontale dhe vertikale.

Në grupimin e parë janë ato rrjete sociale, që nuk i drejtohen një grupimi të caktuar, apo që fokusohen në tematika të veçanta. Çdokush mund t’i përdorë ato, me të gjithë lirinë që ofrojnë. Shembujt më të mirë të këtyre rrejteve janë: “Facebook”, “Twitter”, “Google +”, “Youtube” etj. Janë miliarda njerëz, që përdorin çdo ditë këto media sociale.

Rrjetet vertikale, në ndryshim nga të parat, janë të orientuara drejt një publiku të caktuar, që ndajnë interesa të përbashkëta.

1. Tematika – Të bashkuar në një rrjet me tematikë të caktuar, siç mund të jetë gatimi, kinemaja etj. Mundësitë janë të shumta, si “Filmaffinity”; “Flixter”, për filmat e “Delicious”; apo “BakeSpaces” për kuzhinën.

2. Profesionale – Rrjetet sociale mund të përdoren edhe për punë. E në këtë pikë, “Linkedin” është më i famshmi. Kompani të mëdha prezantojnë aty oferta të ndryshme për punë, si dhe përdoruesit e tij ndërtojnë një profil zyrtar.

3. Takime, njohje të reja – Për të gjithë ata që duan njohje të reja, apo dritare për të gjetur dashurinë, ekzistojnë “Tinder”, “Badoo”, “Meetic”, “Tagged” e shumë mundësi të tjera.

4. Fotografi – “Instagram”-i dhe “Flickr”-i janë streha e të gjithë atyre, që komunikimin e bëjnë përmes fotografisë.

5. Muzika – Një tjetër grupim është për ata që duan muzikën. “Spotify”, “Soundhound”, “Soundcloud”, etj. bashkojnë të dashuruarit pas muzikës.

Rrjetet sociale ndryshojnë çdo ditë, lindin të reja dhe mbyllen ato që nuk pëlqehen, një ndër më të rinjtë që pritet të hyjë në treg është “RipCemetery”.

Top Channel