Berat, policia godet grupin e shpërndarjes së hashashit

28/07/2015 00:00

Pesë persona përfunduan në pranga dhe 20 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash u sekuestruan nga policia e Beratit në operacionin e koduar “Ballolli 2015”.

Personat e arrestuar janë Vladimir Selenica, 47 vjeç, banues në Berat, Mario Selamaj, 36 vjeç, banues në Urën Vajgurore, Taro Ahmeti, 25 vjeç, banues në Berat, Shpëtim Xhoxhaj, 35 vjeç, banues në Roskovec dhe Paqësor 25 vjeç, banues në Berat.

Ata u ndaluan në fshati Drobonik. Që të pesë këta shtetas ndodheshin prej kohësh nën vëzhgimin e policisë pasi dyshoheshin për vepra që lidheshin me prodhimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Njëkohësisht  po gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 automjete, 16.650 euro, 45.000 lekë të reja, si dhe 6 telefona celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat  vijon puna për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal  të këtyre personave. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel