Tiranë, lëvizte me kallash në makinë, arrestohet 35-vjeçari

28/07/2015 00:00

Efektivët e komisariatit numër 3 në kryeqytet, parandaluan një vrasje të mundshme dhe arrestuan një 35-vjeçar të armatosur.

I prangosuri është shtetasi Kristi Bala, banues në Tiranë. Ai u arrestua në flagrancë në “Rrugën e Barrikadave”, pasi gjatë një kontrolli të rastësishëm të policisë, 35-vjeçarit iu gjet në makinë një armë zjarri automatik model 56 me një krehër me fishekë.

Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe arsyet se përse ky shtetas udhëtonte me armë në automjet.

Top Channel