Kaliforni, trupi i 8-vjeçares gjendet në koshin e mbeturinave. Arrestohet adoleshenti

28/07/2015 00:00

Një 15-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Santa Cruz të Kalifornisë, i cili dyshohet sipas policisë të ketë vrarë një vajzë 8-vjeçare, trupi i së cilës u gjet në një kosh mbeturinash.

Adoleshenti, i cili jetonte në të njëjtën pronë – në Tannery Arts Center – ku u gjet edhe trupi i 8-vjeçares Madyson Middleton, besohet ta ketë futur në apartament atë dhe aty ta ketë vrarë, tha Kevin Vogel, shef policie i Santa Cruzit, në një konferencë për shtyp. Adoleshenti e ka marrë trupin e viktimës dhe e ka hedhur në koshin e mbeturinave përpara apartamentit të tij më pas, siç dyshon policia, teksa trupi i gjet i fshehur natën e së hënës.

“Ajo e njihte adoleshentin – tha Vogel, – dhe besoj se kishte besim të konsiderueshëm tek ai”.

Adoleshenti është arrestuar për vrasje dhe mbahet aktualisht në një ambient paraburgimi për të mitur, ndërsa policia thotë se nuk besohet të ketë bashkëpunëtorë të tjerë në krim, por ai ka vepruar i vetëm. Ngjarja është konsideruar si “e tmerrshme” dhe pritet të kryhet një autopsi mbi trupin e viktimës.

Top Channel