Egjipt, zjarr në një fabrikë mobiliesh, 25 të vdekur

29/07/2015 00:00

Një fabrikë mobiliesh është përfshirë nga flakët në veri të kryeqytetit egjiptian, Kajro, ku të paktën 25 persona kanë vdekur.

Sipas autoriteteve vendase, edhe 22 punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime.

Mendohet se fillimisht ka shpërthyer një bombul gazi, e cila ishte duke u transportuar në një ashensor dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi.

Është dashur ndërhyrja e më shumë se 20 zjarrfikëseve për të vënë flakët nën kontroll. 

Ngjarje të tilla janë të shpeshta në Egjipt. Një zjarr tjetër i madh në një treg ushqimesh në Aleksandri ka lënë 11 persona të plagosur, në të njëjtën ditë.

Top Channel