Kanë parkuar në korsinë e biçikletave? Për të nuk është problem

29/07/2015 00:00

I indinjuar nga parkimi i gabuar i një makine në korsine e biçikletave, ai tregon forcën duke e zhvendosur atë e më pas hipën sërish në biçikletë duke vazhduar rrugën i qetë.

Personi nuk është identifikuar, por mendohet se video e hedhur së fundmi në internet është filmuar në Sao Paulo të Brazilit.

Kalimtarë të rastin u bënë dëshmitarë të një skene të veçantë dhe menjëherë nxorën telefonat e tyre për të filmuar. Ai e shkëput me lehtësi makinën nga toka dhe më pas e largon nga rruga e destinuar për biçikletat.

I zoti i automjetit mbërrin teksa shfaqja kishte filluar, por duke parë se çfarë ishte i aftë të bënte ky person, ai mendoi më mirë të mos reagonte.

Top Channel