Nëndetësja ruse në Suedi, mjet i Luftës së Parë Botërore

29/07/2015 00:00

Nëndetësja e gjetur në ujërat territoriale suedeze me gjasa është një mjet rus i Luftës së Parë Botërore.

Kështu deklaroi ushtria suedeze duke shuar çdo hamendësim që pretendonte se nëndetësja në fjalë është ajo që u pa pranë Stokholmit në fillim të këtij viti.

Më herët, polumbarët e kompanisë “Ocean X” njoftuan përmes një deklarate se kishin gjetur “një nëndetëse ruse, jo shumë larg brigjeve të Suedisë, 20 metra të gjatë dhe 3.5 metra të gjerë”.

Ushtria suedeze shqyrtoji pamjet e siguruara nga polumbarët e “Ocean X” dhe arriti në përfundimin se mjeti është një nëndetëse ruse e mbytur në vitin 1916.

Në tetor të vitit të kaluar, ushtria dhe marina suedeze ndërmori një operacion masiv kërkimi në zonë për lokalizimin e një nëndetësje ruse të kohëve moderne. Kjo çoi në akuza kundër Moskës për shkelje të sovranitetit territorial, por Kremlini mohoi duke deklaruar se asnjë mjet ushtarak rus nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje.

Top Channel