Mou i përgjigjet gruas së Benitez: Kujdesu për dietën e tij

29/07/2015 00:00

Në tre raste, Rafael Benitez ka marrë detyrën e trajnerit në pankinat ku më parë ka shkelur Jose Mourinho, i cili është larguar si i shkarkuar ose i dorëhequr.

Fillimisht me Chelsea-n, pastaj tek Interi dhe tashmë spanjolli është ulur tek Reali i Madridit. Megjithatë, vetëm në rastin e Interit trajneri Benitez ka zëvenvësuar drejtpërdrejtë Mournho-n. Tek Chelsea spanjolli zëvendësoi si trajner i përkohshëm Di Mateo-n, ndërsa tek Reali pasoi Ancelotti-n.

Megjithatë, kjo nuk mjafton për bashkëshorten e ish-trajnerit të Napolit që të mos fajësojë trajnerin portugez për gjendjen në të cilën ndodhen “Los Merengues”.

“Im shoq pastron rrëmujërat e lënë pas nga Mourinho”, do të deklaronte ajo për mediat spanjolle.

Deklarata nuk mund të mos ngjallte reagimin e trajnerit të Chelsea-t.

“Mendoj që nëse zonja në fjalë do të merrej me shumë me dietën e bashkëshortit të saj, nuk do të kishte kohë për të folur për mua”, deklaroi Mou.

Top Channel