Fier, protestë e banorëve për mungesën e ujit të pijshëm

29/07/2015 00:00

Disa banorë të fshatit Peshtan i Vogël në Fier, protestuan përpara Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier, pasi prej një muaji vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.

Banorët thonë se janë pagues të rregullt të faturave të ujësjellësit.

Ata pohojnë se një pus që bëri ujësjellësi për furnizimin e banorëve me ujë, përveçse është tharë, edhe shembur dhe për këtë nuk është marrë asnjë masë nga ndërmarrja e ujësjellësit.

Banorët nuk janë pritur nga njeri në ndërmarrje që t’i sqarojë se përse është kjo situatë dhe kur do të marrë zgjidhje sepse drejtori është me pushime, kanë pohuar ata për protestuesit.

Banorët thonë se do të vijojnë me protestat, madje deri në bllokimin e autostradës Levan-Vlorë nëse nuk i jepet zgjidhje shqetësimit të tyre.

Top Channel