Konstituohen Këshillat Bashkiakë në Belsh e Cërrik

29/07/2015 00:00
Belshi

Janë konstituuar gjatë të martës Këshillat Bashkiakë të Belshit dhe Cerrikut për t’i dhënë udhë nisjes normale të punës në bashkitë e reja të dala nga zgjedhjet e 21 qershorit.

Në Bashkinë e Belshit ka marrë zyrtarisht detyrën Arif Tafani, i cili rikthehet në krye të kësaj njësie vendore si përfaqësues i ASHE-së, pasi fitoi në garën e fundit elektorale ndaj kandidatit të PD-së, Asqeri Kuqja. Tafani u shpreh optimist për përmbushjen e premtimeve të dhëna në fushatë.

Ndërkohë kandidati i LSI, pjesë e ASHE-së, Altin Toska ka bërë betimin si kryetar i ri i Bashkisë së Cërrikut për 4 vitet e ardhshme. Ai garantoi komunitetin se do të punojë fort për të përmirësuar cilësinë e jetesës në këto zona.

Në konstituimet e njësive vendore kanë marrë pjesë deputetë të majtë si dhe Prefekti i Qarkut.

Top Channel