Ellie Goulding do të ketë kolonën zanore të 007-tës?

29/07/2015 00:00

Ellie Goulding është përfolur shpesh se do të ketë kolonën zanore të filmit të ri të James Bond, por vetë këngëtarja nuk ka folur për këtë.

Bjondja është fotografuar në Abbey Road Studios në Londër, ku bëhet e ditur se ka regjistruar një këngë me BMI Music, e titulluar “Spy”, dhe mund të jetë dhe kolona e 007-tës së ardhshme.

Ellie thjeshtë i ka hedhur benzinë zjarrit, kur ajo ka postuar një pjesë të punës së saj, teksa ishte duke lënë studion, ku shkruhej: “Ky është përfundimi!”.

Top Channel